Flash News

Ditari i Opozitës

Imuniteti i Ballukut/ Balliu: Sot ra shteti ligjor, rëndësi ka vetëm shtet partia, shtetpushteti politik i Edi Ramës

Imuniteti i Ballukut/ Balliu: Sot ra shteti ligjor, rëndësi ka

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të PS për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut që SPAK ta arrestojë.
Sipas tij, sot u faktua rënia e shtetit ligjor, sepse rëndësi ka vetëm shtet partia, shtetpushteti politik i Edi Ramës.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Sot Edi Rama nga Kuvendi mori një vendim që përfaqëson një goditje të rëndë ndaj shtetit ligjor. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e një individi apo të një ministreje, por për mbrojtjen e vetë pushtetit dhe interesave të tij, pasi në çdo aferë është dora dhe urdhri i Edi Ramës.

Një qeveri që në të kaluarën ka çuar në burg qytetarë për mospagimin e faturave të energjisë elektrike, sot vendos të mos lejojë arrestimin e zyrtarëve të akuzuar për vjedhjen e miliardave euro nga paratë e qytetarëve.

Ky është një standard i dyfishtë që ngre shumë pikëpyetje për drejtësinë dhe barazinë para ligjit.

Sot u zyrtarizua edhe një realitet i hidhur: kur vendimet politike vendosen mbi gjykatat, ligjin dhe Kushtetutën, shteti ligjor ka rënë. Në një demokraci funksionale duhet të ketë rëndësi ligji dhe drejtësia, jo vullneti politik i Edi Ramës.

https://www.facebook.com/reel/1617248696280195

Të fundit