Flash News

Ditari i Opozitës

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Reagimi i Ramës tregon frikë dhe panik, rrethi po i ngushtohet Kryeministrit

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: Reagimi i Ramës tregon frikë dhe panik,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si shenjë frike dhe paniku përballë hetimeve të drejtësisë.

Sipas Bardhit, reagimi i Ramës nuk është përballje me akuzat, por sulm ndaj institucioneve që po hetojnë korrupsionin.

 Ai thekson se një kryeministër i pafajshëm do të duhej të mblidhte urgjentisht Parlamentin dhe të kërkonte heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij është e pandehur për tenderime korruptive në vlerën e 1.1 miliardë eurove.

POSTIMI:

Frikë, panik dhe blerje kohe: reagimi i një kryeministri që e di se rrethi po i ngushtohet!

Reagimi i sotëm i Edi Ramës është reagimi i një frikacaku, që e di se rrethi po i ngushtohet. Ai është frikacak, sepse nuk përballet me akuzën, por sulmon ata që e hetojnë.

Një kryeministër i pastër, pa lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, sot do të duhej të mblidhte me urgjencë Parlamentin dhe t’i hiqte imunitetin zëvendëses së tij, të pandehur për 1.1 miliardë euro tenderime korruptive.

Pse nuk bëhet kurioz Edi Rama për “dardhat dhe mollët” që Belinda Balluku i ka ngrënë, por na u bëka kurioz pse SPAK-u po vepron shpejt? Sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush është porositësi i aferave korruptive të firmosura nga Belinda Balluku. Çështja “Balluku” nuk është rast i izoluar, por hallkë e një zinxhiri vendimmarrjeje që kalon nga zyra e Kryeministrit. Prandaj, Edi Rama kërkon të blejë kohë me një çështje në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Edi Rama e di se hetimi nuk do të ndalet te zëvendësja e tij! Blerja e kohës është i vetmi shpëtim për kryeministrin nën shantazh dhe në panik.

Një kryeministër i pafajshëm nuk frikësohet nga shpejtësia e drejtësisë. Një kryeministër i pastër nuk sulmon SPAK-un. Një kryeministër i drejtë nuk ndërton alibi proceduriale.

Rrethi po ngushtohet. Dhe frika e Edi Ramës vjen nga ajo që tani drejtësia e di: se tenderat, koncesionet, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë rrugë me një kalim. Ajo të çon në zyrën apo shtëpinë e Edi Ramës!

 

Të fundit