Flash News

Ditari i Opozitës

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është një parti, por një organizatë kriminale

‘Imuniteti i Ballukut’/ Berisha: PS nuk është një

Ditën e nesërme PS mbledh grupin parlamentar, ndaj gazetarët i kanë drejtuar kryedemokratit Sali Berisha pyetjen nëse mendon se PS do të marrë vendim për të mos votuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, të kërkuar nga SPAK.

Ai tha shkurtimisht se PS nuk është një parti, por është një organizatë kriminale. 

Sali Berisha: Ajo është një repart krimi Osman.
Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka.
Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet.
Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit.
Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar.
Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale.

Të fundit