Flash News

Ditari i Opozitës

Imuniteti i Ballukut, Zhupa: Opozita nuk do lejojë shkeljen e Kushtetutës, të mblidhet Këshilli i Mandateve

Imuniteti i Ballukut, Zhupa: Opozita nuk do lejojë shkeljen e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se opozita nuk do të lejojë shkeljen e Kushtetutës lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve.

Zhupa, në Syri Tv, rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe të procedurave parlamentare, duke kritikuar vonesën e Kuvendit në vendimmarrjen për imunitetin e zëvendëskryeministrit. Ajo

Deputetja demokrate denoncoi gjithashtu dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës kombëtare, duke e cilësuar reagimin e policisë si disproporcionale.

"Në fakt po, edhe dje ishte një seancë plenare patjetër me shumë dallgë brenda saj, sepse opozita nuk mund të pranojë kurrsesi që kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të shkelet, të trajtohet si një leckë për të fshirë djersët që ju dalin nga kërkesa e SPAK-ut për imunitetin e zëvendëskryeministrit apo të ministrit zotit Balluku. Dhe ajo faktikisht që ne kërkonim dje ishte vendosja e një date se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërkohë që thanë do presim Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka kryer misionin e saj, megjithëse s'kishte asnjë lidhje po prapë ka mbaruar çështjen dhe zonja zëvendëskryeministre është pezulluar. Tani çfarë e pengon kuvendin për t'u mbledhur dhe për të marrë vendimin për imunitetin e zëvendëskryeministrit. Dhe patjetër që ne do të protestonim brenda kuvendit edhe për atë që ndodhi gjatë protestës kombëtare, për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Belind Këlliçit.

Ju e mbani mend shumë mirë se keni pamjet, se si Taulant Balla dhe deputetët e PS-së ju hipnin mbi koka policëve për të kaluar gardhin e KQZ-së dhe asnjë qime s'ju shtyu nga koka e tyre, jo më të bënte ato skena. Ndërsa zoti Këlliçi ishte siç e patë ju pa asnjë gjë në dorë, ishte duke folur ndaj atyre që të mos dhunonin qytetarët dhe ndërkohë e sulmuan jo me një, por me disa forma, që nga shkopi i gomës, tek uji me me piper, tek gazi, gjithçka tjetër që kishin atje dhe ishte komplet disproporcionale dhe një polici", tha Zhupa.

Të fundit