Flash News

Ditari i Opozitës

Ina Zhupa: Ky sistem jep vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit

Ina Zhupa: Ky sistem jep vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit

Deputetja e PD, Ina Zhupa deklaron se është kalbur sistemi shëndetësor nga ata që e premtojnë falas.

Nga tubimi qytetar që mbahet si çdo mbrëmje poshtë banesës së Sali berishës, Zhupa shtoi se ky sistem po jep vec vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit tek oligarkët e tyre, nisur nga skandali i Onkologjikut. 

Zhupa: Ne në Shqipëri kemi dy ish-ministra shëndetësie që duhet të ishin në burg, ish-ministri Beqaj që dha koncesionare me shifra rreth 400 ml euro, ata e çuan për të monitoruar fondet e BE dhe sot ai endet i lirë rrugëve.

Ish-ministres tjetër të shendëtësisë i japin një tjetër detyrë të lartë, duke e bërë ministre arsimi, që të vdesë dhe arsimin siç arriti të vdesë shëndetësinë.

Ministria aktuale e shëndëtësisë vjen në Kuvend dhe mendon se e keqja e vendit paskan qenë vetëm 5 kriminelë me bluza të bardha që u kapën me përgjime, por nëse do ishin veç ata, nuk do kishim një problem.

Këtu tek ne është kalbur sistemi nga koka nga ata që premtuar shëndetësi falas, po japin vec vdekje falas duke shpenzuar paratë e pushtetit për të bërë kopshte në kryeministri e duke i çuar paratë tek oligarkët e tyre.

Të fundit