Flash News

Ditari i Opozitës

Ina Zhupa: Protesta ngjalli shpresën, ‘uragani’ që do rrëzojë këtë qeverisje

Ina Zhupa: Protesta ngjalli shpresën, ‘uragani’ që do

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka komentuar protestën kombëtare të mbajtur sot kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një prononcim për mediat, Zhupa e ka cilësoi protestën si çelësin e suksesit, duke thënë se ky është vetëm fillimi.

Nuk arritën të dallonim se ku ishte fundi i lumit të qytetarëve. Unë e kam thënë edhe përpara se të bëhej protesta, masiviteti do ishte çelësi i suksesit ose i dështimit, kësaj radhe ishte çelësi i suksesit ishte protestë, masive, qytetare, fjalën më të madhe mbajtën qytetarët, por që treguan problemet reale.

Këtu nis cikloni, uragani që do rrëzojë këtë qeverisje. Objektivi arrihet duke ngjallur shpresën, kurajon, shërben si fillim i nxitjes së shpresës”, tha Zhupa.

Deputetja vlerësoi edhe kolegët demokratë që iu bashkuan protestës, pavarësisht ndasive që kanë pasur me Berishën. 

 

 

Të fundit