Flash News

Ditari i Opozitës

Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë

Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi

Drejtori i Komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela komentoi vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë dhe inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Për Syri Tv, Lela tha se kryeministri Rama ka shpërfillur Kushtetutën e vendit, sipas së cilës feja është e ndarë nga shteti dhe politika. Në këtë aspekt, Lela vuri në dukje se Rama lejoi që Erdogan të turqizonte ceremoninë e inaugurimit.

“Që të flasim për gjërat në shtëpinë tonë, parimi i parë është ndarja e fesë nga shteti dhe nga politika, gjë që është e sanksionuar shumë qartë edhe në Kushtetutë.

Kjo është shkelja e parë që jemi të detyruar t’ia atribuojmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Nuk mund t’ia faturojmë presidentit të një vendi mysafir, i cili ishte në rolin e mysafirit. Duhet të kemi parasysh atë që kodet e shqiptarit parashikojnë, që mysafiri bën atë që i lejon zotëria i shtëpisë.

Edi Rama lejoi presidentin e vendit fqinj, Turqisë, që ta turqizonte më shumë sesa duhej ceremoninë dhe gjithë procedurën deri tek ceremonia. Çfarë kam parasysh me këtë? Një lloj konfrontimi që u vu re edhe në mungesën e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ceremoni. Kjo ishte diçka që nuk shkonte dhe nuk duhej të kishte ndodhur ashtu.

Ndërtimi më në fund i objektit të kultit që myslimanët shqiptarë e meritonin dhe e dëshironin prej kohësh është një shpagim disi i vonuar. Duhet të kujtojmë që myslimanët janë komuniteti në shumicë në Shqipëri krahasuar me fetë e tjera dhe ishin i vetmi komunitet fetar pa një objekt kulti të tyrin”, deklaroi Lela.

Të fundit