Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Kryemadhi flet pas dëshmisë në SPAK: Do të dorëzoj prova të reja

Inceneratorët/ Kryemadhi flet pas dëshmisë në SPAK: Do

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas dëshmisë që dha në SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi tha për gazetarët se ka paraqitur prova të reja të cilat do t’i dorëzojë në ditët në vijim të cilat lidhen me rihapjen e venddepozitimit të vjetër të Sharrës.

Deputetja e PL-së tha se drerjtësia duhet të veprojë për qqeverinë e cila grabit mijëra euro për mbetje të cila nuk përpunohen.

“Sot isha pranë SPAK për cështjen e inceneratorit të Tiranës për të parqitur provat e reja dhe për të vendosur dhe një herë e ripërsëritur aktpadinë, kallëzimin penal që kam dorëzuar në 4 mars 2021. Gjërat tashmë po zbardhen cdo ditë e më shumë më e pakta që duhet bërë është ndalimi i pagesave sa i përket inceneratorit të Tiranës.

Dua të theksoj se edhe pse është thënë për marrjen e bonusit të kompanisë ofshore, kur kemi pagesa me mbështetje buxhetore skemi pse nisim që ditën e parë të kontratës pagesën 29 euro për tonin.

Do vijoj të dorëzoj e dokumente të tjerë për rihapjen e vendepozitimit të vjetër të Sharrës, pra skena e krimit duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve duke u mbështetur në standartet e BE. Në fillim nëntori ajo është rihapur përsëri duke depozituar mbetjet. Plus gënjeshtrën që është bërë në komisionin hetimor, vetëm groposet, nuk ndodh asgjë.

Momentet e fundit janë duke ardhur e shpresoj që drejtësia të triumfojë për qytetarët që grabit 29 euro për ton për mbetje që ju i keni parë cfarë ndodh me to”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit