Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Kryemadhi publikon dokumentin: Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa ‘OK’ e Ramës      

Inceneratorët, Kryemadhi publikon dokumentin: Nuk ka VKM që miraton

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve, nga ku dyshohet se ka përfituar 3.6 milionë euro ryshfet.

Sipas Kryemadhit, nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa ‘OK’ e Ramës, ndërsa e shoqëron këtë edhe me një dokument.        

Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.           

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare.

Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?

PS: To be continued...”, shkruan Kryemadhi.

Inceneratorët, Kryemadhi publikon dokumentin: Nuk ka VKM që miraton

 

Të fundit