Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ LSI padit ministren e Ekonomisë, Kryemadhi: Këto janë 3 veprat penale të kompanive koncesionare

Inceneratorët/ LSI padit ministren e Ekonomisë, Kryemadhi: Këto

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për mediat, ku foli për të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve.  LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare kanë kryer të paktën 3 vepra penale.

“Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit bëri me dije se LSI ka depozituar në SPAK 3641 faqe dokumentacion, që sipas saj provojnë aferën. LSI thotë se bëhet fjalë për 189 milionë dollar evazion fiskal. Kryemadhi është ndalur edhe te deklarata e ministres së Ekonomisëm Delina Ibrahimaj, e cila tha se ka qenë në dijeni të kompanive fiktive. Nisur nga kjo LSI ka vendosur të padisë Ibrahimajn në SPAK.

“Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë  edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018”, shtoi Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se, “nëse SPAK nuk e bën detyrën, do e bëjë LSI me të gjithë energjinë që ka”.

 

 

Të fundit