Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, LSI-SPAK: Vendos para drejtësisë kokat e aferës

Inceneratorët, LSI-SPAK: Vendos para drejtësisë kokat e

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përsëritur thirrjen ndaj SPAK-ut, që të vendosë para drejtësisë “kokat” e ashtëquajtur aferë e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari tha se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.

Sipas tij, evazioni fiskal në vlerën e 189 milionë dollarëve, nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve nuk mund të bëhej pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që kokat i ka në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës. Kjo aferë korruptive nuk mund të vihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro.

Këto para të cilët shkojnë për xhepat e mafies së plehrave duhet të ishin përdorur për të ndihmuar familjet shqiptare në nevojë, bizneset e vogla si dhe për të shtuar investim në arsim dhe shëndetësi”, tha zyrtari i LSI.

Të fundit