Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, PD akuza prokurorëve të SPAK: Sado syleshë të jenë, provat ndaj Ahmetajt janë të dukshme

Inceneratorët, PD akuza prokurorëve të SPAK: Sado syleshë

Partia Demokratike thotë se prokurorët e SPAK po kryejnë vepër penale, duke fshehur provat, që implikojnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn në të ashtëquajturën, aferë e inceneratorëve.

Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo tha se pronari i inceneratorëve, Klodian Zoto ka paguar udhëtimet luksoze të Ahmetajt. Sipas saj, SPAK nuk po i merr parasysh provat.

“Klodian Zoto i inceneratorëve ka shërbyer si agjensi turistike për ministrin-kanakar të Ramës dhe zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj. Dhjetëra mijëra euro janë paguar me kartën e kreditit të Zotos për udhëtimet e luksit në Europë të ish-zv/kryeministrit, ish-gruas dhe një prej partnereve të tij.

Provat janë bërë publike nëpërmjet një padie në SPAK, por prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho i kanë shpërfillur, duke provuar për të disatën herë se drejtësia e re është në xhepin e qeverisë.

Për prokurorët, sado syleshë të jenë, duhet të mjaftonte fakti se Zoto i djegsave ka djegur para të taksapaguesve shqiptarë, duke paguar udhëtimet, si të ish gruas ashtu edhe të partneres së ministrit Ahmetaj. Pa qenë nevoja të kthehet në polici morali, SPAK duhet të lexonte konfliktin flagrant të interesit të ish-ministrit.

Dy prokurorët e SPAK kanë kryer vepra penale duke fshehur prova dhe duke devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur zëvendëskryeministrin e Rilindjes dhe një nga etërit themelues të bandës së djegsave”, tha ajo.

Të fundit