Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, PD: Ja ku shkojnë paratë e shqiptarëve, Rama u jep qindra milionë euro kompanive me zero staf

Inceneratorët, PD: Ja ku shkojnë paratë e shqiptarëve, Rama

Partia Demokratike vijon me denoncimin e aferës së inceneratorëve duke sjellë fakte dhe të dhëna të reja.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Klodian Muço, në një deklaratë nga selia blu tha se qeveria ka dhënë qindra miliona euro për kompani guaca të cilat kanë zero staf.

Muço u shpreh se sot kemi mbi 100 milionë euro të vjedhura për inceneratorë të cilët nuk ekzistojnë, ndërsa ka ana tjetër SPAK vijon të heshtë për hetimet.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço 

Sot do t’ju japim një pasqyrë të strukturës fiskalo-kriminale ku përfundojnë paratë e shqiptarëve që vidhen me pretekstin e inceneratorëve:

Një ‘guacë gjyshe’, në pronësi të një shtetaseje të lindur në ish - Bashkimin Sovjetik, me vetëm 2 vetë në staf dhe 18 mijë euro, ka në pronësi një ‘guacë nënë’, me zero staf e 18 mijë euro buxhet, e cila zotëron ‘guacën bijë’ “Geogenix” me zero staf dhe 50 mijë euro buxhet, të krijuar nga dhurata e Klodian Zotos! 

Tek kjo guacë me zero staf Edi Rama po çon qindra miliona euro! 

Qartësisht, Edi Rama gënjeu kur tha se është kompani me eksperiencë të madhe dhe i dha 8 pikë bonus!

Si është situata sot?

- Mbi 100 milionë euro të vjedhura për inceneratorë që nuk janë;

- Inceneratori i Tiranës nuk ka asnjë tullë

- Zoto ka vjedhur miliona për konsulencë inceneratori që nuk ekziston;

- Kontrata vijon e nuk ndërpritet paçka se miliona euro vidhen

- Paratë publike vidhen dhe fshihen nëpër guaca, dhe veç një shtetase ruse e di se ku

-SPAK ka ikur në drejtim të paditur dhe e lë vjedhjen të vijojë duke u bërë edhe vetë një ‘guacë e drejtësisë’.

Edhe sot si çdo ditë kemi 5 Pyetje: 

- Cila nga këto guaca kishte eksperiencë dhe meritonte 8 pikë të dhuruara me bujari nga Rama?

- Ku po pëfundojnë paratë publike të shqiptarëve?

- Ku janë inceneratorët?

- Çfarë karakteristikash kanë dhe a përputhen me nivelin e BE-së për ndotjen?

- A vërtetë mendoni se Zoto - Mërtiri po vjedhin qindra milionë euro se gjetën ca leshko apo po ndajnë paratë së bashku? Kush po i ndan paratë e vjedhura të shqiptarëve?

Të fundit