Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, PD: Po digjen 430 mln euro nën këmbët e Rams, dita e skadencës së tij po afron

Inceneratorët, PD: Po digjen 430 mln euro nën këmbët e Rams,

Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve, dike nënvizuar se po “digjen” 430 milionë euro para publike. Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Belind Këlliçi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për ta mbuluar këtë çështje.

“Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës. Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë. 

Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij.

Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time. Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence”, u shpreh deputeti.

Ky i fundit nënvizoi se PD nuk do të ndalet derisa të shkojë para drejtësisë “koka” e aferës. Këlliçi tha se, ashtu si gjatë verës, PD do të vijojë edhe në muajt e vjeshtës me denoncime për këtë çështje.

 

Të fundit