Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Përfundon takimi i Tabakut me kreun e SPAK-ut: E sigurova që do t’i vendosim në dispozicion dokumentet

Inceneratorët/ Përfundon takimi i Tabakut me kreun e SPAK-ut: E

Ka përfunduar takimi mes kryetarës së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabakut dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Në një prononcim për gazetarët Tabaku bëri me dije se takimi ishte kërkuar nga ajo, ndërsa shtoi se është e gatshme t’i vendosë në dispozicion SPAK-ut provat e nevojshme për të hetuar këtë çështje, të cilën opozita e konsideron një nga aferat më të mëdha korruptive.

E pyetur nëse ka besim se SPAK do t’i hetojë inceneratorët, Tabaku u shpreh se duhet t’i jepet koha e nevojshme dhe të mos paragjykohet puna e asnjë institucioni.

“Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK.

Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë. Mos të paragjykojmë punën e askujt”, tha Tabaku.

Të fundit