Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ PL nxjerr fakte të reja: U morën miliona dollarë kredi, shfrytëzuan VKM-në e Covid-19

Inceneratorët/ PL nxjerr fakte të reja: U morën miliona

Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, ka publikuar fakte të reja nga afera e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se janë tre kompani të përfshira në aferë të cilat kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë pasuritë e shqiptarëve. Shehaj denoncoi se kreditë janë arrë duke përdorur si pretekst VKM-në e Covid-19, për pagat e punëtorëve.

“Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura. Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy dhe e vetmja garanci janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra kalon tek buxheti i shtetit shqiptar. Kontratë kredie tjetër, në 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM e covidi. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci  janë paratë e popullit shqiptar. Shtator 2020, kompania ITS vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit. Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore”, tha Shehaj.

Të fundit