Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Tabaku i kërkon informacion Arben Krajës mbi ecurinë e hetimeve për 7 paditë e depozituara

Inceneratorët/ Tabaku i kërkon informacion Arben Krajës mbi

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku i është drejtuar kreut të SPAK-ut, Arben Krajës me një kërkesë për informalicion lidhur me ecurinë e hetimeve për çështjen e inceneratorëve.

Tabaku sjellë në vëmendje se PD ka depozituar në SPAK shtatë padi penale ndaj zyrtarëve të lartë si: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi.

Gjithashtu thekson se edhe pse raporti prej 120 faqesh i PD-së nuk u votua në Kuvend, ai u dërgua në SPAK përmes një padie, ku përfshihehin 112 prova.

Duke e cilësuar si “aferën e shekullit”, Tabaku thotë se nuk do të tërhiqen nga kjo çështje, nëse përgjegjësit nuk dalin para drejëtsisë.

Kujtojmë që Komisionit Hetimor për Inceneratorët u ngrit me kërkesë të PD dhe funksionoi për rreth tre muaj, ku u mblodhën prova dhe u morën në pyetje zyrtarë të lartë të qeverisë, mes tyre kryeministri Edi Rama për kontratat koncesionare.

PD i ka cilësuar inceneratorët si aferë e madhe korruptive, duke hedhur akuza se përmes tyre janë vjedhur 430 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë.

Inceneratorët/ Tabaku i kërkon informacion Arben Krajës mbi

Të fundit