Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Elbasanit, Boçi: SPAK të rihapë hetimet, provat janë në terren

Inceneratori i Elbasanit, Boçi: SPAK të rihapë hetimet, provat

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka deklaruar se SPAK duhet rihapë hetimet në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Boçi u shpreh se ndërsa kostoja e pretenduar nga bashkia e Elbasanit për djegien e një kilogrami mbetje është 25 mijë lekë, kostoja reale që paguajnë qytetarët është 52 mijë lekë.

Boçi bëri thirrje që zinxhiri qeveritar dhe ai i pushtetit lokal duhet të mbahet përgjegjës në lidhje me ngjarjen.

“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan, kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator

Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra.

Pjesa tjetër e parave përdoret edhe për të blerë votat. SPAK të rihapë hetimet, ja ku i ka faktet. Bashkia prej një viti deklaron se inceneratori është në remont, të rinisë hetimi, të vihet para përgjegjësisë zinxhiri qeveritar dhe bashkiak”, tha Boçi.

Të fundit