Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Fierit, që s’punon, kushtoi sa dhjetë avionë zjarrfikës!

Inceneratori i Fierit, që s’punon, kushtoi sa dhjetë avionë

Nga Petrit Vasili

Rama po na thotë se: "duhen bërë mirë llogaritë" për avionët zjarrfikës, sepse demek janë shumë të shtrenjtë.

Sa kushton një avion zjarrfikës si ata që ka Maqedonia dhe Mali i Zi?

Rreth 3.2 milionë euro, maksimumi i çmimit për një avion Air Tractor AT802 A.

Maqedonia, për tre avionë të tillë, ka paguar 9.6 milionë euro, ndërsa Mali i Zi për katër avionë të tillë ka paguar 12.4 milionë euro.

Greqia, pak kohë më parë, zhvilloi tender për 36 avionë zjarrfikës për një vlerë 145 milionë euro.

Vetëm inceneratori i Fierit, që nuk ka punuar asnjë ditë dhe nuk punon, ka kushtuar mbi 36 milionë euro.

Pra, vetëm lekët e Fierit dalin për të blerë mbi 10 avionë zjarrfikës.

Po si ka mundësi që Mali i Zi, me sipërfaqe rreth 13 mijë km², pra më pak se gjysma e Shqipërisë, ka katër avionë dhe Shqipëria asnjë?

Mali i Zi e ka buxhetin e shtetit vetëm 3.4 miliardë euro, ndërsa Shqipëria mbi 8 miliardë, dhe ne s’kemi asnjë avion.

Arsyeja kryesore është se kemi qeverinë më plaçkitëse dhe më hajdute në botë.

Kjo qeveri e ka çuar 1 km rrugë të re në 22 milionë euro, pra sa 7 avionë zjarrfikës, dhe pastaj thonë s’kemi fonde.

Po Rama, ky Kryeministër, nuk e njeh turpin, por edhe nuk ka respekt as për veten e tij kur gënjen e thotë që ç’na duhen avionët.

Ministri i Mbrojtjes, Vengu, më zi se ky, po na thotë që demek do blejnë nja dy avionë dhe po presin të prodhohen.

Dikur, ministri i Mbrojtjes, Peleshi, gënjente e thoshte që një avion bën 50 milionë euro dhe nuk ja vlen se do përdoren një muaj në vit.

Shkurt e thjeshtë, Rama dhe qeveria thonë: le të digjet kush të digjet, ne do vazhdojmë të plaçkitim njësoj; do kalojnë ca ditë e javë dhe do t’i shuajë natyra vetë, paçka se Shqipëria shkretohet e varfërohet.

Të fundit