Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi thirrje SPAK: Të hetohet Veliaj, përfituesi real i kontratës

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi thirrje SPAK: Të hetohet

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bëri thirrje SPAK të nis hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë përgjegjësit e vërtetë për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa akuzoi  kryebashkiakun Erion Veliaj, si përftuesin real të  inceneratorit, Këlliçi u shpreh se masat e ndalimit u ekzekutuan 5 muaj me vonesë.

Këlliçi  u ndal edhe te censura e disa mediave në raportimin e kësaj ngjarje, duke thënë se janë financuar  me paratë e inceneratorëve.

Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë. Një shqyrtim i detajuar i vendimit gjyqësor dhe shkresave të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe Administratorit Shtetëror, tregon qartë lidhjet korruptive dhe manipulimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Tiranë.Mosfunksionimi i Njesisë së Zbatimit të Projektit dhe bllokimi i komunikimit nga Bashkia Tiranë shfaqin dështimin strukturor të monitorimit të inceneratorit.’

Anëtari i kryesisë së PD, e përmbyll  reagimin e tij, duke i bërë thirrje  SPAK, të intensifikojë dhe ta marë seriozisht hetimin, për zbuluar përgjegjësit e vërtetë dhe të godasë përfituesit realë në këtë skemë mafioz.

 

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00