Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Tiranës kërkon të vazhdojë procesin pas sekuestrimit, Vasili: SPAK duhet të ndërhyjë urgjentisht!

Inceneratori i Tiranës kërkon të vazhdojë procesin pas

Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili reagoi pas deklaratës së administratorit të inceneratorit të Tiranës, Arjan Baçi, i cili tha se nuk duhet të ndërpritet procesi i mbetjeve të këtë incenerator.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se SPAK duhet të ndërhyjë urgjentisht.

Postimi i plotë:

Vetem nje Proces i Madh me Duar te pastra ndaj inceneratoreve, ndal vjedhjen monstruoze qeveritare!

Inceneratori i Tiranes, qe nuk ekziston kerkon akoma para’!

E pabesueshme, por e vertete, Bashkite e Qarkut te Tiranes qenkan ne borxh me Inceneratorin, qe nuk ekziston.

Per cfare jane ne borxh?? Per plehra qe groposen se incenerator, qe ti djege nuk ka, nuk ekziston.

Per cfare jane ne borxh?? Qe te paguajne per plehra qe gjoja se ndahen, trajtohen etj por ne fakt veç groposen.

Per cfare jane ne borxh?? Se duhet qe te vidhen akoma.

Ky eshte krim i vertete i dokumnetuar, faktuar dhe provuar.

Studimin e fizibilitetit per gjithe Qarkun e ka miratuar Veliaj pa i pyetur fare askeshillin bashkiak te Tiranes qe e ka kompetence dhe as te Bashkive te tjera qe nuk behet fjale fare.

Sekuestrimi s’vlen asgje perveç se vazhdon vjedhja e perditshme e taksave te qytetareve per procese, qe as kryhen dhe as ekzistojne fare.

Te gjithe fajtoret jane jashte dhe vazhdojne dirigjojne vjedhjen.

SPAK duhet urgjentisht te veproje.

Duhet te veproje nepermjet nje MaksiProcesso si ai i Duarve te Pastra ne Itali, ku te gjithe pergjegjesit e korrupsionit, qe nga kryeministra figura te medha te nivelit boteror, u vune para drejtesise ne kohe rekord.

Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaci etj jane aty ku ishin dhe afera e inceneratoreve vazhdon po ashtu edhe grabitja e qindra milion euro nga djersa mundi dhe sakrifica e taksave re qytetareve.

 

Të fundit