Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Fierit/ LSI çon në SPAK Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Armando Subashin; akuza dhe 6 shkeljet që konstaton

Inceneratori i Fierit/ LSI çon në SPAK Lefter Kokën, Alqi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në SPAK ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Kjo është padia e tretë që kryetarja Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK për incerenatorët.

Pas padisë për incerenatorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka ngritur kallëzim penal për inceneratorin e Fierit. LSI bën me dije se kallëzimi shoqërohet nga një dosje voluminoze e dokumenteve shtetërore.

Përveç Kokës, padi është ngritur dhe ndaj ish-sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, aktualisht deputet i PS dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Mbi ta rëndojnë akuzat për dy vepra penale "Shkelje të barazisë në tendera" dhe "Shpërdorimi i detyrës". Shkeljet që ka evidentuar LSI janë:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës

Të fundit