Flash News

Ditari i Opozitës

Incidentet në protestën e opozitës, deputeti i PD: Dukej qartë që policia kishte armë

Incidentet në protestën e opozitës, deputeti i PD: Dukej

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja komentoi protestën e djeshme që zhvilloi opozita në kryeqytet.

Duke folur në Syri tv, Gështenja tha se nuk është hera e parë që sjellja e policisë është në shkelje të rregullave dhe një pjesë e punojëseve të policisë sillen si anëtarë partie.

“Nuk është hera e parë që sjellja e policisë është në shkelje të rregullave. Është dukshëm që disa punonjës policie sillen si anëtar partie. Duhet të sillen si punonjës të shtetit, sepse janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve shqipëtar, duhet të sillen si njerëz të kushtetutës.

Është bërë njofitimi nga Partia Demokratike dhe ata duhet të ishin aty për të respektuar të drejtën e çdo qytetari që proteston dhe jo për të qenë aty për të mos lejuar qytetarët dhe opozitën të protestojë. Manifestimi dhe protestimim është një e drejtë kushtetuese tashmë e fituar, pra ka ikur koha kur njerëzit nuk kanë të drejtë.”- tha Gështenja.

Gjithashtu Gështenja komentoi pamjet që u dhanë duke thënë që aty duket qartë që ka armë.

“Ajo duket qartë që është një armë druri, por se për çfarë do të përdoret nuk e di. Kur ma sollën videon gazetarja e kishte pyetur nëse është në dijeni se ndalohet të marrësh pjesë në protestë me armë. Punojësi i policisë u përgjigj ç’të duhet ty me këtë,” - shtoi Gështenja.

Të fundit