Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti i Ramës me gazetaren, Hysaj: Kur të mbaron efekti i "qetësuesve", del në origjinë

Incidenti i Ramës me gazetaren, Hysaj: Kur të mbaron efekti i

Jola Hysaj, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta.

Sipas Hysajt, Rama kërkon të intimidojë në krye të detyrës gazetarët, ndërsa vitin që shkoi i çonte për riedukimi.

Nga riedukimi te "prekja në fytyrë " e gazetarëve.

Jo me larg se të premten unë bëra një deklaratë për kërcënimin, gjuhën e urrejtjes dhe intimidimin e gazetarëve.

Sot KM si shumë "dashamirës" ndaj gazetarëve kërkon të intimidoi në krye të detyrës gazetaren Ambrozia Meta.

Mbaj mend që vitin që shkoi I çonte për riedukimi, tani "I kap nga faqja ".

Kur të mbaron efekti i "qetësuesve" del në origjinë, nxjerr fytyrën e vërtetë të tij”, shkruan Hysaj.

 

Të fundit