Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti me kreun e njësisë Dajt, Këlliçi: E drejta e medias nuk garantohet nga një bandë me pushtet

Incidenti me kreun e njësisë Dajt, Këlliçi: E drejta e

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas sjelljes agresive prej kryetarit të njësisë administrative Dajt, Alfred Bajra ndaj gazetarit investigativ të emisionit ‘Xhadat’ në MCN.

Siç shihet nga pamjet e shpërndara nga Këlliçi, gjatë investigimit Bajra i ka kërkuar operatorit që ta fikë kamerën dhe më pas i ka rrëmbyer mikrofonin gazetarit.

“Njihuni me Alfred Brahjan, kryetari i njësisë administrative Dajt, me një sjellje të denjë për një bandit. E drejta e informimit ka tek media thelbin e kuptimit të saj, por kjo nuk mund të garantohet nga një bandë me pushtet dhe mentalitet 5D. Kjo është fytyra e krimit, kur vishet me pushtet!” shkroi Këlliçi në rrjetin e tij Facebook. 

Të fundit