Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta: Goditën Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizmit

Incidenti në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit të Halit Valterit ndaj Tedi Blushit, çka solli edhe reagimin e këtij të fundit.

Meta, në një konferencë për mediat, deklaroi se Blushit iu sulën pasi duan të vrasin opozitarizmin. Meta reagoi ashpër dhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se ky i fundit duhej të ishte në burg.

“Ata goditen Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blen, u dhunuan. Por, ata nuk e kanë target Tedi Blusin për këtë arsye, që denoncon i pari.

Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin. Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim. Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë.

Pas prindit 1 është prindi 2, që është miu i Bashkisë. Që shkon me xhup në këshillin bashkiak. Kaq freskët ishte atje? I treti është Dum Dumani. S’do të merremi me horrin atje, se ai ka lindur për t’u përdorur, se paguhet nga inceneratori. Dhe disa analistë, që janë bajga dhe përdoren me lekët e inceneratorëve. T’i themi Dum Dumanit; edhe analfabet të ishte ti, nëse do të kishe një gram dinjitet, Erion Veliaj duhet të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë që i ka dërguar Alqi Bllakos për çështjen e inceneratorëve”, tha ai.

Të fundit