Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në protestë, Hoxha: Kemi burime se agresori është i infiltruar i Policisë

Incidenti në protestë, Hoxha: Kemi burime se agresori është

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka folur rreth incidentit të djeshëm në protestë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se agresori që goditi kryedemokratin Sali Berisha, është i infiltruar nga Policia e Shtetit.

Hoxha siguroi se PD ka burime të besueshme për këtë fakt  pais sipas tij, Gerti Shehu është përdorur edhe në aksione të tjera për të goditur opozitën.

“Po të shikoni të kaluarën e personit në fjalë, do të zbuloni aty që ka qenë i dënuar për posedim të lëndëve narkotike. Në gusht të këtij viti, ka qenë i kërkuar dhe i dënuar për rrahje dhe në atë moment është shfaqur edhe ky dokumenti, i cili nuk provon asgjë, është një vërtetim i një klinike pivate. Ju duhet ta dini mjaft mirë që për të lëshuar dëshminë e sëmundjeve psikologjike duhet komisioni dhe nuk mjafton një studio private.

Në këtë kontekst, ne kemi burime të besueshme që ai është një i infiltruar i Policisë së Shtetit, i cili është përdorur në aksione të caktuara të saj dhe është përdorur për të goditur politikisht kryetarin e opozitës, në mënyrë që samiti të provokohej me trazira, të provokohej kryetari i opozitës dhe të provokohej e gjithë opozita.

Ne i kemi bërë publike faktet, i kemi bërë publike për qytetarët se nuk kemi asnjë pikë besimi te ky shtet, i cili fut agjent të infiltruar për të goditur opozitën dhe ju siguroj që çfarë ka deklaruar kryetari i opozitës janë të vërteta. Shkoni dhe investigoni mbi të kaluarën kriminale të personit në fjalë, shkoni dhe investigoni pranë Policisë së Shtetit. Jam i sigurt që ka edhe oficerë të ndershëm dhe kërkoni informacion për këtë bashkëpunëtor i policisë”, tha Hoxha.

Të fundit