Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në protestë, Meta: Rama synonte manifestim dhune me viktima

Incidenti në protestë, Meta: Rama synonte manifestim dhune me viktima

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sërish incidentin ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e opozitës.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se kryeministri Edi Rama kishte si qëllim të devijonte protestën paqësore në një manifestim me viktima.

“Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar devijimit nga rruga europiane. Shpreh falënderim për liderin e PD.  Dua të shpreh një falënderim të veçantë për liderin e PD-së, Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar dhe të porositur dhe të ekzekutuar nga Evdin Kristaq Rama, i cili kishte një qëllim të devijonte  një protestë paqësore në një manifestim me viktima.

Të gjitha përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist dhe policisë së Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin pikërisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre për vlerat më të mira Evropiane në një ditë kaq të rëndësishme siç ishte samiti i BE-së”, u shpreh Meta.

Të fundit