Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti te 'Media', Këlliçi: Açka e vuri veten në atë pozitë, nuk jemi në një situatë reale

Incidenti te 'Media', Këlliçi: Açka e vuri veten

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi incidentin e ndodhur sot në Komisionin e Medias, ku deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi u përplasën me deputetet që mbështesin Bashën, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

I ftuar në “Open” në News 24, ai tha se mbledhja nuk mund të vazhdonte sikur jemi në një situatë normale parlamentare.

Mbajtjen e mbledhjes së komisioneve fizikisht nuk e kanë bërë as socialistët. Ajo që ka ndodhur sot është diçka krejt normale. Siç ka ndodhur në 4 muajt e fundit, edhe ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike, kanë vijuar aksionin politik.

Atë pamje nuk do të dëshironte ta shihte askush. Aksioni politik i PD-së është një aksion i paralajmëruar prej muajsh. Nuk ka ndonjë akt fizik aty.

Këtu ka pasur një vendim politik për të pamundësuar një jetë normale të Parlamentit.

Opozitës po i pamundësohen funksionet e saj kushtetuese dhe kryetari i opozitës ndodhet i arrestuar pa asnjë akuzë. Në momentin kur i pamundëson një shumice prej gjysmë milionë shqiptarësh përfaqësimi në Parlament. Nuk jemi në një situatë normale. Zonja Açka u ndodh në atë pozitë pasi e ka vetë veten aty”, tha Këlliçi.

 

 

Të fundit