Flash News

Ditari i Opozitës

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, Basha: Shqipëria hapa mbrapa me Ramën

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, Basha: Shqipëria hapa mbrapa me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me të dhënat e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa mbrapa gjatë kohës që vendi është qeverisur nga kryeministri Edi Rama.

 “Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim”, shkruan Basha.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, Basha: Shqipëria hapa mbrapa me

Të fundit