Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha denoncon në SPAK tenderin 2.3 mln euro në Bashkinë e Vorës: Hetoni pasurinë e Blerim Sherës

Hoxha denoncon në SPAK tenderin 2.3 mln euro në Bashkinë e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka depozituar sot një denoncim në Prokurorinë e Posaçme.

Hoxha tha për mediat se bëhet fjalë për denoncimin tenderit të pastrimit në Bashkinë e Vorës me vlerë 2.3 milionë euro. Hoxha i bëri thirrje SPAK-ut të sekuestrojë dokumentet e Bashkisë së Vorës, si edhe të hetojë pasurinë e kryebashkiakut Blerim Shera.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për një abuzim me vlerën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që të sekuestrojë dokumentet në Bashkinë e Vorës dhe të çojë përpara drejtësisë abuzuesit.

Koha e abuzimit me taksat duhet të marrë fund. Kush ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve, duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Përshëndes deklaratën e SHBA për hapjen e zyrës së DEA në Tiranë. Inkurajoj qytetarët të japin informacion se si paratë e krimit dhe drogës po përdoren për të blerë vota. Drejtësia nga sot të fillojë të bëjë detyrën që i takon ndaj çdo qytetari.

I bëj thirrje SPAK të hetojë pasurinë time,gjithashtu të hetojë pasurinë e kryebashkiakut të Vorës dhe familjarëve të tij. Uroj dhe besoj se drejtësia do bëjë drejtësi,” tha Hoxha.

Të fundit