Flash News

Ditari i Opozitës

Indrit Hoxha denoncon nga Vora: Në korridore ka njerëz me precedent kriminalë

Indrit Hoxha denoncon nga Vora: Në korridore ka njerëz me precedent

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha denoncoi nga Vora se qytetarët po intimidohen për të votuar Partinë Socialiste.

Në një prononcim për MCN Tv, Hoxha tha se qytetarët votojnë për numrin 2, por fleta e votimit printohet me numrin 1. Hoxha u shpreh se në QV-në ku ai ndodhet aktualisht, nëpër korridore dhe oborr ka persona me precedent kriminalë.

Hoxha tha se ka kërkuar bllokimin e procesit të votimit derisa çështja të zgjidhet.

“Ose e drejton Rrumbullaku, ose e drejtojnë bandat Vorën. Në korridore ka njerëz me precedentë kriminalë. Në oborr dhe korridore, janë njerëz me precedentë kriminalë. Këtu po intimidohen njerëzit për të votuar Partinë Socialiste. Unë do të shkoj në Marqinet pasi kemi mbi 7 raste që qytetarët votojnë numrin 2 dhe iu printohet fleta me numrin 1. Kam kërkuar bllokimin e votimit deri sa të zgjidhet kjo çështje”, deklaroi Hoxha.

Të fundit