Flash News

Ditari i Opozitës

"Kriminelët janë eksponentë zgjedhor", Balliu: Nëse bëhen hetime të thelluara për atentatin në Shkodër, del politika

"Kriminelët janë eksponentë zgjedhor", Balliu:

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu foli për masakrën në Shkodër, ku u vra Hamza Lici dhe Arlind Bushat, ndërsa viktimë mbeti një kalimtare dhe u plagos një kalimtar.

I ftuar në News 24, ai tha se nëse do ketë hetime të thelluara për atentatin, del në skenë politika. Sipas tij, kriminelët janë eksponentë zgjedhorë.  

Balliu: Nëse do i hyjmë hetimit, del politika. Elementët si Bajrat, Avdulajt janë eksponentë zgjedhorë dhe kriminalë. Një pjesë kanë qenë në zgjedhje pranë kutive të votimit në Shkodër. Shteti është gjunjëzuar përballë krimit.

Pushteti është në aleancë me krimin. Sikur FNSH të ishte në Dobraç, kjo ngjarje nuk do kishte ndodhur. Sikur policia të ishte marrë me kallëzimin që ka bërë Arlind Bushati, nuk do kishte ndodhur kjo që ka ndodhur. Sky Ecc, ku janë zbuluar elementë kriminalë, janë sjellë nga Belgjika e vende të Europës.

SPAK nxori të dhënat pas shumë vitesh, vonoi punën. SPAK për Sali Berishën, për Ilir Metën, për Belerin ka bërë punë vetëm. Pëllumb Gjokën ne e kallëzuam në SPAK, por u arrestua pasi erdhi Sky Ecc nga jashtë. Bajrat u zbuluan nga Sky Ecc. Bandat nuk preken se janë pjesë e pushtetit. Nëse bandat nuk arrestohen, atëherë nuk duan t’i prekin. Rama thoshte që hëngshin kokat e njëri-tjetrit, por po hahen edhe kokat e shqiptarëve, se po vriten edhe të pafajshëm, kalimtarë. 

Të fundit