Flash News

Ditari i Opozitës

Infektimet nga Covid-19, paralajmëron Tritan Shehu: Shqipëria drejt një katastrofe të re, ditë të këqija na presin

Infektimet nga Covid-19, paralajmëron Tritan Shehu: Shqipëria drejt

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu paralajmëron se Shqipëria po shkon drejt një katastrofe të re, siç e cilëson ai, ndërsa prej javësh është rritur ndjeshëm numri i infektimeve nga Covid-19 në vend.

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Shqipëria është ende larg imunitetit, teksa bën përgjegjës qeverinë për llojin e vaksinave, ruse dhe ato kineze, që ka zgjedhur të përdorë për shqiptarët.  

Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjëherë, si veproi dhe Kosova. Ndërkaq te gjithë ata, qe kane marre deri me sot keto vaksina, duhet te futen ne proces rivaksinimi te plote (me dy doza), me ato te miratuara nga EMA. Kete po bejne dhe vende si Turqia”, shkruan ndër të tjera ish ministri.

Postimi i plotë:

Fatkeqesisht cfare kemi paralajmeruar prej muajsh po ndodh.

Ne realitet infeksionet e vdekjet sot jane me te larta se komunikimet zyrtare, sic dhe u zbulua deri tashti me 16 mije humbjet e jeteve.

Nderkaq kjo Qeveri e pa pergjegjeshme qendron ne gabimet e pasivitetin e saj.

Prandaj dua te rikujtoj cfare kam thene per vaksinimin, ne kete situate te rende kur Shqiperia eshte shume larg imuniteve pasive dhe atij vaksinues:

1- Eshte faj e mashtrim edhe me i rende i Qeverise ndaj Shqiptareve tu ofroje akoma vaksina te pa certifikuara, kineze e ruse te pa efekeshme.

Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjehere, si veproi dhe Kosova.

2-Nderkaq te gjithe ata, qe kane marre deri me sot keto vaksina, duhet te futen ne proces rivaksinimi te plote (me dy doza), me ato te miratuara nga EMA.

Kete po bejne dhe vende si Turqia, nga ne u furnizuam me vaksinat kineze.

3- Prej muajit tetor te organizohet aplikimi i dozes se trete per te vaksinuarit me ato te sigurtat, duke respektuar 6-9 muaj distance nga doza e dyte.

4- Duhet te zgjerohet gama e te vaksinuarve qe prej moshes 12 vjec.

5-Me realizimin e ketyre pikave hapet rruga e futjes ne perdorim te “Green pass”, me rregulla te qarta e demokratike.

6-Per te realizuar imunizimin e domosdoshem te 85% te popullesise me vaksinim te plote, kerkohen mbi 5,5 M doza te sigurta, e realizueshme kjo.

7-Ka dhe masa te tjera te domosdoshme te kerkuara, qe lidhen me rimodelimin e kujdesit paresor per forcimin e zgjerimin e games se procedurave Covid te tij, rimbursimet, pregatijen e te gjitha spitaleve, permiresimet e sherbimeve reanimacionit per te korregjuar indekset e tyre, liberalizimet ne treg, etj.

Por qe per te keqen e shqiptareve keto “kembana” nuk po e zgjojne Qeverine!

Pra dite me te keqija na presin!

 

Të fundit