Flash News

Ditari i Opozitës

Instalacion para kryeministrisë, PD: Edi Rama do iu marrë shqiptarëve 4.3 mld lekë

Instalacion para kryeministrisë, PD: Edi Rama do iu marrë

Parti Demokratike ka reaguar mbi lajmet se qeveria do të paguajë miliona euro për një instalacion druri te kryeministria. 

Bëhet fjalë për një tender përmes së cilit parashikohet ndërtimi i disa kateve mbi të cilat do të vendosen pemë të ndryshme.

Deputeti Belind Këlliçi thotë se do u merret shqiptarëve 4,3 miliardë lekë. Sipas tij, po sajohet një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

Ai thekson se SPAK nuk po merr guximin të hetojë.

“4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike. Po ç'i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para?

Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t'i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë. Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.

Të fundit