Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, Rama Integrimi, Rama "i jep mend" MV: Patriotizmi i shtirur mund t’u përçajë

Integrimi, Rama Integrimi, Rama "i jep mend" MV: Patriotizmi i shtirur

Në konferencën e përbashkët me homologun Dimitar Kovaçevski, kryeministri Edi Rama foli për integrimin e Maqedonisë së Veriut, i cili po zhvillohet paralelisht me të Shqipërisë.

Rama tha se do të ishte ‘fatale’ nëse ky shtet do të kthehej pas në rrugën e integrimit për shkak të disa ndryshimeve kushtetuese në lidhje me minoritetet, gjë që kërkohet nga Brukseli.

Kreu i qeverisë shqiptare “i dha mend” MV sesi duhet të veprojë me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e minoritetit bullgar.

“Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për Maqedoninë e Veriut dhe të dakordësuara më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u përçarë mes veti e për të krijuar përsëri probleme për këtë vend, ndërkohë që ky vend ka nevojë të vrapojë për të kapur kohën e humbur.

Në dijeninë time Kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të përcaktuara. Që do të thotë që është një model i njohur, nuk është shpikje e rast unikal në Biblotekën e kushtetuave të planetit e që duhet plotësuar. Nuk e di sa ndihmon por ne kemi një model tjetër në Shqipëri por ama ne kemi njohur në Parlament një numër jo të vogël minoritetesh përfshirë dhe mibnoritetin bullgar që ka një prezentë të vetën modeste por që e ka dhe nuk më duket se jemi të kërcënuar nga ndonjë minoritetet përkundrazi ne i konsiderojmë një pasuri të madhe, ura lidhëse të rëndësishme sidomos në momente kritike e për ne është në intersin tonë, jo të tyre, që ato të jenë e të ndihen sa më mirë në vendin tonë e mos ndiejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë që janë qytetarët me kombësi shqiptare.

Nuk dua as ta mendoj që Maqedonia e Veriut të vetëizolohet në mënyrën më të pakuptimtë në kushtet kur është ringritur e ka fituar një dinjitet të rëndësishëm ndërkombëtar, shihet me shumë respekt e me shumë vetëdije nga të gjithë si një vend që ka bërë përpjekje epike për të afirmuar përkatësinë e vet euroatlantike”, tha Rama.

 

Të fundit