Flash News

Ditari i Opozitës

“Interesi është i PD-së”, Mediu: Nuk kemi kërkuar privilegje, por kritere të barasvlefshme

“Interesi është i PD-së”, Mediu: Nuk kemi
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu

Gjatë një takimi me aktivin e Shkodrës, Partia Republikane prezantoi kandidatet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai bëri me dije se i ka kërkuar Partisë Demokratike që të vendosë kritere të barasvlefshme për të gjitha partitë në koalicion. Vetëm kështu shton Mediu mund të ndërtohet një raport i drejtë, në mënyrë që votat e Partisë Republikane t`i shtohen Partisë Demokratike. Në këtë rast theksoi ai, interesi është i Partisë Demokratike.

Mediu thotë se në diskutimet me PD-në nuk ka kërkuar privilegje, por njerëz që të kontribuojnë në fitoren e opozitës.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu foli për historikun e partisë që drejton dhe për aleancën me Partine Demokratike.

“Ne u krijuam si parti antikomuniste, për t`u shndërruar më vonë në një parti me besimin tek vlerat e jetës, lirisë dhe ndërtimit të lumturisë, të drejta këto të patjetërsueshme të dhëna nga Zoti.

Nga krijimi i Partisë Republikane dhe deri më sot, ne kemi qenë dhe jemi aleatë, bashkëudhëtarë dhe bashkëkontribues me Partinë Demokratike dhe forcat e djathta.

Kemi qenë së bashku në opozitë, në qeverisje, Parlament, kemi qenë bashkë me ju në protesta, kundër krimit dhe korrupsionit, kundër së majtës”, tha ai.

Ai shtoi se Partia Republikane në plan të parë ka interesin kombëtar. Mediu shtoi se në zgjedhjet e 2013-ës në Shkodër, PR për 40 vota nuk ka marrë mandatin e deputetit.

 

 

Të fundit