Flash News

Ditari i Opozitës

Interpelanca/ Zhupa-Kumbaros: Terroristë mjedisorë, dhatë 5.8 mln m2 tokë për investime strategjike

Interpelanca/ Zhupa-Kumbaros: Terroristë mjedisorë, dhatë 5.8 mln

Deputetja demokrate Ina Zhupa zhvilloi sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa tha se mazhoranca ka dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë dhe tashmë synon dhënien e zonave të mbrojtura. Demokratja i quajti socialistët “terroristë mjedisorë”, ndërsa Kumbaron ministren më duargjatë ndaj pasurisë mjedisore.

“Në shkurt të këtij viti në një seancë të turpshme pa diskutime kaluat ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura, një ligj klientelist që zhdukte mbrojtjen e këtyre zonave me rëndësi jetike për vendin dhe hapte rrugën ndërtimeve për to.

Ministria e Ndërtimit Kumbaroja e mohoi që do prekeshin zonat e mbrojtura por u deshën vetëm 7 muaj që ti miratonin projektvendime që prekin 9 zona të mbrojtura, miratuar 25.09.2024 dhe publikuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 165, date 27/09/2024. Ajo që vihet re është ulja e mbrojtjes, nga shkalla e parë në shkallën e tretë.

Kumbaro është ministria më jetëgjatë sepse është ministria më duartgjatë ndaj pasurisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri.

Ku nise me VKM në 2017, përndryshe nga harta e Ansamblit të monumenteve të kulturës së vitit 2000, la jashtë qendrës historike një pjesë të madhe të territorit, ku gjenden pjesa dërrmuese e objekteve historike të qytetit të Tiranës dhe Teatrin Kombëtar. Vazhdove me qofterinë në Butrint dhe marrëveshjen e parë kuadër me AADF për koncesionin e tij. Më tej në janar 2022 hoqe zona të tëra nga zonat e mbrojtura. Për ta mbyllur me këtë ligj të ri që shkatërron përfundimisht zonat e mbrojtura.

Në funksion të betonizimit të zonave të mbrojtura keni vendosur edhe te shtyni për herë të pestë afatin e ligjit për investimet strategjike, me një deputete qe fatkeqësisht përfaqëson edhe qarkun tim në kuvend, po në këtë rast nuk është propozues po firmëtare.

I miratuar si një ligj i përkohshëm në vitin 2015, ai ka shërbyer për të betonizuar kryesisht bregdetin, duke u dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin”, deklaroi Zhupa.

Të fundit