Flash News

Ditari i Opozitës

Interpelancë/ Salianji ironizon Çuçin: Shyqyr që të gjetëm se të shpallëm në kërkim. Cilat janë masat për krimin?

Interpelancë/ Salianji ironizon Çuçin: Shyqyr që të

Deputeti demokrat Ervin Salianji thirri sot në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për nivelin e kriminalitetit, situatën e rendit dhe sigurisë, si dhe emigracionin e paligjshëm.

Salianji e nisi fjalën e tij duke ironizuar Çuçin, e më pas ngriti shqetësim se ngjarjet kriminale po ndodhin në mënyrë periodike.

Ai solli në vëmendje edhe shqetësimin e Britanisë për numrin në rritje të emigrantëve shqiptarë. Salianji i drejtoi disa pyetje ministrit, që lidhen me masat e qeverisë.

“Zoti ministër shyqyr që të gjetëm se të shpallëm në kërkim, nuk të gjejmë askund. Të shohim përditë dhe nuk të kapim dot. Ngjarjet kriminale, në mënyrë periodike. E kam kërkuar këtë interpelancë në kushtet kur Shqipëria ishte përditshëm në dhunën e krimit të organizuar menjëherë pas ngjarjeve kriminale në fillim të shtatorit. Po vazhdojnë në mënyrë periodike dhe të përhershme.

Shqetësimi që kemi për trafikun ilegal të qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës dhe shtatorit mediat kryesore britanike ndërkohë që qeveria nuk pati një reagim publik, jo më për të çuara para ligjit trafikantëve. A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë, cili është ky plan? A ka struktura e Policisë së Shtetit një objektiv të shkruar mbi të cilin të punojë?

Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të luftuar krimin e organizuar? Keni deklaruar që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shkarkua për të shkak të mospërmbushjes së objektivit. Cilat janë objektivat e ministrisë së Brendshme në fushën e rendit dhe sigurisë, a ka pasur një afat, cilat janë objektivat që i janë shtruar drejtorit të policisë Rrumbullaku”, tha Salianji.

Të fundit