Flash News

Ditari i Opozitës

"Investim 75 mln euro nga shteti, por pa asnjë punëtor", Basha akuza qeverisë për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës: S'plotësojnë kushtet

"Investim 75 mln euro nga shteti, por pa asnjë punëtor",

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit, duke ritheksuar edhe njëherë se këto dy vepra janë aferë korruptive e qeverisë me kompanitë guaskë.

“Çfarë janë këta që në kohë pandemia marrin dhjetëra milion euro dhe nuk kanë asnjë punëtor", tha Basha, teksa vë në dukje fiktivitetin e tyre.

"Ushqimet me listë po shtohen konsumi po bie, Rama i vetmi që se vë ujin në zjarr. Kjo barrë duhet të bashkëndahet sot dhe prej me shumë se dy javësh përsëris planin tonë.

Edi Rama vazhdon aferat korruptive. Ajo e inceneratorëve. Rama i ka dhënë dhjetëra milion euro të parave të popullit shqiptar një personi që ka një kompani guaskë me 3 incerenatorë në Elbasan Fier dhe Tiranë. Në Tiranë kompania është regjistruar një ditë para se të merrte koncesionin. Në Fier sapo ka marrë tenderin ia ka blerë  kuotat kompanisë italiane për 20000 lekë të reja dhe ia dha kompanisë guackë.

Kemi kërkuar kompaninë mediatike për të treguar se as e Fierit dhe Elbasanit nuk i plotëson kushtet.

Më 16 dhjetor 2016 qeveria ka marrë 17 vende brenda ditës për këtë kontratë. Ua shtroj në formë pyetje ju dhe atyre që na ndjekin. Cila qeveri në botë bën 17 vendime brenda ditës për një  kompani që ka marrë koncesion pa asnjë garë. Vlera është 14 milion euro. Si mundet të mblidhet 17 herë brenda ditën për ti dhënë një personi disa milion euro. 75 milion euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor.

Çfarë e lidh Edi Ramën me Klodian Zotën apo Mirel Mertirin. Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompani guacka me drejtorë fiktivë, pse u kanë ndryshuar emrat. Nuk është botuar në fletore zyrtare as kontrata për incerenatorin e Fierit dhe as të Tiranës.

Çfarë janë këta që në kohë pandemia marrin dhjetëra milion euro dhe nuk kanë asnjë punëtor", tha Basha.

Të fundit