Flash News

Ditari i Opozitës

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për

Berisha ka komentuar statusin strategjik që qeveria i dha Kushner, dhëndrit të Trump, për ndërtimin e projektit luksoz në Sazan.

Berisha tha se Rama po e përdor projektin për të blerë influenca politike.

“Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike.

Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike.

Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit.

Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, deklaroi Berisha.

Të fundit