Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Jamarbër Malltezit me skandalin ‘Bollino’: Mos ka qenë i birësuar te Begejsit e nuk dimë gjë?!

Ironia e Jamarbër Malltezit me skandalin ‘Bollino’: Mos ka

Jamarbër Malltezi ka ironizuar skandalin e hapave që u ndërmorën për tokën dhe lejen e ndërtimit ndaj Karlo Bollinos për të ngritur televizionin e tij.

Mbi 1 mijë metër katrorë nga ajo që ka marrë Bolino, i përket familjes së vjetër tiranase, Begeja, ndërsa nipi i tyre, Jamarbër Malltezi ka marrë thuajse 3 herë më pak, ose 410 metër.

Nga toka e Begejsve, paska marrë 3-fish më shumë tokë Bolino nga Leçe sesa Ab Malltezi nga gjyshja!

Mos ka qenë gjë i birësuar Bolino te Begejsit e nuk dimë gjo?” ironizon Malltezi në një postim në rrjetet sociale.

Ironia e Jamarbër Malltezit me skandalin ‘Bollino’: Mos ka

Opozita ka denoncuar se Bolino rezulton përfitues i një trualli me vlerë të konsiderueshme falë një skeme të vënë në zbatim nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për një truall që familjet trashëgimtare të tokës ku ishte ngritur kompleksi Partizani, vendosën që t’ia dhurojnë bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një gjimnaz.

Skema u bë e mundur me tre vendime të njëpasnjëshme të qeverisë së Edi Ramës.

 

 

Të fundit