Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Lelës: I vetmi sukses i qeverisë Rama, SPAK që godet po qeverinë

Ironia e Lelës: I vetmi sukses i qeverisë Rama, SPAK që godet po

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaron se i vetmi sukses i qeverisë Rama është se SPAK godet vetë qeverinë.

Duke folur në Euronews Albania, Lela shton se me ironi se vetmi sukses i 10 viteve të qeverisë së tij, s’ka të bëjë me të, por ngaqë s’ka asnjë sukses do të kapë të vetmin sukses që nuk ka të bëjë me të.

Rama është duke u munduar të kapet pas të vetmes fije kashte që i ka mbetur. I vetmi sukses i qeverisë Rama është vetë SPAK që godet qeverinë Rama. Deri dje nuk e thoshte, ka nja 3 javë që thotë: amerikanët?

Ç’janë këta amerikanët? Drejtësinë, SPAK e kemi bërë ne. Ai nuk është i marrë, se është i vetmi sukses i 10 viteve të qeverisë së tij, s’ka të bëjë me të, por ngaqë s’ka asnjë sukses do të kapë të vetmin sukses që nuk ka të bëjë me të”, tha Lela.

 

Të fundit