Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Salianjit: Këtë abetare jepjani Ardi Veliut, s’mund t’ia lëmë vettingun e policisë një analfabeti

Ironia e Salianjit: Këtë abetare jepjani Ardi Veliut, s’mund

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë, ku u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së, u shoqërua me debate.

Opozita ka kundërshtuar procesin e vettingut për policët, ndërsa deputeti demokrat, Ervin Salianji ironizoi kreun e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliun.

Deputeti kishte marrë një abetare me vete dhe tha se do ia jepte Veliut, por ky i fundit mungonte në seancë.

Salianji ia la “porosi” deputetëve të PS-së që t’ia japin abetaren duke thënë se po bën një kontribut që Veliu të mësojë shkrim e lexim. Sipas Salianjit, këto ndryshime ligjore po bëhen pikërisht para zgjedhjeve vendore me qëllim që PS të ushtrojë presion ndaj policëve për t’u marrë votat.

“Vetingu i lihet një polici, i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë vettingun vete dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë.

Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën vetting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Është një pocaqi…. Pse shqetësoheni ju?”-tha Salianji.

Të fundit