Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Sulës: Qenkemi lodhur kot ta bëjmë Bashën kryeministër, ai paska dashur kryetar Grupi

Ironia e Sulës: Qenkemi lodhur kot ta bëjmë Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar me ironi pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD nga Lulizm Basha dhe miratimin e statutit të ri.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan me irnoni se demokratët nuk erdhën dot në pushtet, pasi Basha donte të bëhej edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Postimi i Dash Sulës:

[????] Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi [????]

[????] Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?!

Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.

-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.

-Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

[????] Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00