Flash News

Ditari i Opozitës

“Ironike që PD të hante bar për hir të një deputeti”, vjen lëvizja e Sali Berishës pas deklaratave të Yuri Kim

“Ironike që PD të hante bar për hir të një

Vjen lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të forta të ambasadores së SHBA, Yuri Kim nga selia blu pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha.

I futur në një betejë ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur atë dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sonte në një intervistë në orën 20:20 në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma.

Intervista e tij vjen pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim në përfundim të takimit me kreun e PD Lulzim Basha, e cila i kërkoi Bashës dhe PD të mendojnë mirë nëse Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e ri në shtator.

"PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj.

Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi Yuri Kim.

Kryediplomatja amerikane foli edhe për rikthimin e opozitës në Parlament, duke evidentuar edhe shqetësimet e PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se teksa PD do të rikthehet në Kuvend, PS duhet të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Kim nënvizoi përgjegjësinë e krerëve të partive për përzgjedhjen e deputetëve.

 

Të fundit