Flash News

Ditari i Opozitës

Ironizon Paloka: PD i blen votat me 500 euro, ndërkohë në pushtet Rama prej 12 vitesh!

Ironizon Paloka: PD i blen votat me 500 euro, ndërkohë në pushtet
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me ironi ndaj aludimeve në media se Partia Demokratike është duke blerë vota për 500 euro, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka i ka quajtur absurde këto pretendime, duke theksuar se PD është në opozitë prej 12 vitesh, ndërsa në pushtet ndodhet qeveria e Edi Ramës dhe kabineti i tij.

"Vjedhjet qindramilionëshe prej 12 vitesh i bën qeveria, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë, në bashkëpunim me oligarkët e Ramës. Por sipas tyre, votat me 500 euro i paska blerë PD-ja," shkruan Paloka me ironi.
Ai gjithashtu ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po trajtohen çështjet e blerjes së votës, duke vënë theksin edhe tek përgjegjësia ligjore të qytetarëve që shesin votën.

"Po mirë, ‘e kapëm’ këtë që donte të blinte votën. Po atë që e shiti? Sepse ligji dënon edhe shitësin e votës. Apo kështu qenka puna..." përfundon ai, duke aluduar për një qasje selektive të institucioneve ligjzbatuese.

Të fundit