Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ "Nuk ka shëndetësi falas në një mandat", reagon PD: Qëllimi i vetëm i Ramës është të mbushë xhepat e koncesionarëve

  Video/ "Nuk ka shëndetësi falas në një mandat",

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk bëri asgjë për të përmbushur premtimine tij për shëndetësi falas.

Përmes një video, Pampuri përball dy deklaratat e kryeministrit. Ajo tregon se gjatë fushatës së 2013-s, Rama premtonte shërbim shëndetësor falas brenda një mandati qeverisës.

Ish-deputeja ka shkëputur dhe një pjesë nga intervista e mbrëmshme në emisionin PolitikOn me Alfred Lelën, ku Rama tha se "shëndetësia falas është një program që nuk mund të bëhet brenda nja mandati.

 

Pampuri thotë se qëllimi i vetëm i Ramës është "të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve".

 

Ditari politik

Të fundit