Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti Asllan Dogjani prezanton kandidaturën në primare për Kamzën: Ky është plani im

Ish-deputeti Asllan Dogjani prezanton kandidaturën në primare për

Ish-deputeti Asllan Dogjani ka prezantuar kandidaturën në primare për Bashkinë Kamëz. Në një deklaratë nga selia blu, ai ka shprehur edhe vizionin që ka për të drejtuar këtë bashki. Ai zotohet se do ta bëjë Kamzën më të pastër, më të sigurt dhe me një ekonomi më të fortë.

“Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshem në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre .

Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjith, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.

Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre. Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar. 

Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtepisë. Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve”, deklaroi ndër të tjera Dogjani .

Të fundit