Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti denoncon kostot e 'tejfryra': Rindërtimi i shkollave nga Rama e Veliaj me çmim 3 herë më të lartë se BE

Ish-deputeti denoncon kostot e 'tejfryra': Rindërtimi i
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me situatën në shkolla. Ai thotë se gjendja është shqetësuese, pasi ngarkesa në disa shkolla për shkak se nuk ka përfunduar procesi i rindërtimit dhe kushtet e imponuara nga pandemia kanë bërë një "kaos".

"Sot, thuajse një vit nga dita e trishtë e tërmetit të 26 nëntorit, 13 mijë nxënës të Tiranës nuk mund të mësojnë në kushte normale, sepse shkollat e tyre janë të dëmtuara.

Me përkeqësimin e gjendjes së pandemisë, situata është edhe më kritike, pasi fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës", shkruan Boçi.

Ky i fundit akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se po vjedhin fondert e rindërtimit. Ish-deputeti thotë se kostot për rindërtimin e kopshteve dhe shkollave janë të tejfryra dhe 3 herë më të lartë se procedura e ndjekur nga Bashkimi Europian për të njëjtën punë.

"Për të ndërtuar 14 objekte arsimore, Erion Veliaj tenderoi 30 milionë euro. Thënë ndryshe, me procedurën korruptive të Bashkisë së Tiranës, një shkollë apo një kopsht do të kushtojë 2.1 milion euro.

Me standardet europiane, 1 shkollë e ndërtuar nga BE, do të kushtojë 680 mijë euro. Ky është shembulli se kur nuk ka mendje për të vjedhur, kostoja është më e lirë dhe mund të ndërtosh më shumë.

Bashkimi Europian do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milion euro, ndërsa Erion Veliaj dhe Edi Rama do të ndërtojnë më pak, 14 shkolla me 30 milion euro", thotë Boçi.

 

Të fundit